Këtë të shtunë janë arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë.
Një 26 vjeçar ka ushtruar dhunë në familje, ndërsa një 65 vjeçar është arrestuar sepse ka plagosur fqinjin e tij dhe i ka dëmtuar makinë.
Prangave të policisë nuk i kanë shpëtuar as 3 shofer “të pabindur”, të cilët po drejtonin mjetin pa patentë dhe njëri prej tyre ishte i dehur.
Njoftimi i policisë
- E. V., 26 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të afërmve të tij;
- R. K., 65 vjeç, banues në Paskuqan, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shtetasi R. K., për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin M. M. Gjatë konfliktit 65-vjeçari e ka goditur shtetasin M. M me mjet prerës, dhe i ka dëmtuar mjetin, me sende të forta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 55 vjeç, dhe M. B., 39 vjeçe (bashkëshortë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. B. (vëllai i 55-vjeçarit).
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
- R. A., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;
- K. R., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
- V. P., 31 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.