-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gënjeu duke thënë se ishte rrëzuar, kontrolli në makinë fundos të riun

Kryesoret

Policia po heton një rast të dyshimtë që ka ndodhur  në orët e para të mëngjesit (26 qershor 2022) në qytetin e Elbasanit.

Rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. K., 22 vjeç, banues  në  lagjen “Teqe”, Peqin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit.

“Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje” informon policia e Elbasanit.

Shtetasi D. K. është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e  Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit