Pylli i Sodës në Vlorë është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje,
Mësohet se efektivët kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit pranë ish-ushqimores në Pyllin e Sodës.
Kujtojmë se ky është rasti i tretë për ditën e e sotme ku një zonë e pyllëzuar është përfshirë nga flakët.
Vetëm pak orë më parë u përfshi nga flakët një magazinë në ‘Uznovë’ të Beratit.
Ndërsa, në zonën e Roskovecit në Fier u dogjën 20 hektarë sipërfaqe toke dhe dhjetëra koshere bletësh.