Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Bibione rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Në sherr janë përfshirë tre shqiptarë.
Njëri prej tyre, i armatosur me pistoletë i ra ziles së bashkatdhetarit të tij dhe sapo ky i fundit hapi derën autori qëlloi tre herë drejt tij.
Me të plagosurin ndodhej edhe një tjetër shqiptar. Shkak dyshohet se është bërë grindja për një shumë të caktuar parash.
Deri në sqarimin e rrethanave dy shqiptarë janë në burg dhe njëri në spital.