-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Digjet një fasoneri në Vlorë, dyshohet të jetë e qëllimshme

Kryesoret

Rreth orës 3 të natës, është përfshirë nga flakët një fasoneri në Vlorë.

Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme ndërsa burime bëjnë me dije se është hedhur lëndë djegëse nga jashtë dhe më pas i është vënë zjarri.

Fasoneria ‘Alban Viz Lab’ ishte në pronësi të Mariarosaria Rattës.

Si pasojë e zjarrit në fasonerin ka dëme të shumta materiale. Aty kishte kamera sigurie, të cilat pritet të merren nga policia në mënyrë që të zbulohen autorët e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 03:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka rënë zjarr në disa makineri në brendësi të një fasonerie, në pronësi të shtetases M. R.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit