Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke për vrasjen e një 42-vjeçari grek.
Në momentin e ngjarjes dy autorët dhe viktima Dimitris Skordas ishin duke frekuentuar një klub nate në Rafina. Njëri nga shqiptarët ishte duke shkruar në tualet kur Skordas e preku me supë pa dashje, sipas dëshmive ai doli nga banja dhe “i pa shtrembër”.
Mësohet se në vendngjarje kanë qenë dhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët kanë pritur jashtë clubit deri sa viktima doli dhe e sulmuan. Si pasojë e dëmtimeve të mëdha në tru dhe në kafkë, Dimitris Skodras ndërroi jetë.
Policia greke është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.