Albert Nushi, ish zv.drejtori i Elbasanit, është me arrest shtëpie për shkak se prokuroria ka konstatuar që që dëshmia e tij ishte e rreme në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan të ndodhur në zgjedhjet e vitit 2021.
Emri i Nushit ka dal nga përgjimet e kryera në dosjen e koduar si “Babalja”. Deputeti Ervin Salianji publikoi një audio përgjim ku aso kohe ai ishte drejtor policie në Fier. Në postimin e Salianjit, thuhej se Fredi Alizoti ka marrë para nga kreu i policisë së Fierit, Albert Nushi.
Komunikimi mes tyre është zhvilluar më 08.06 2018, pasi Alizoti ka dhënë dëshminë e rreme, siç deklaronte Salianji. Në përgjimin e publikuar nga Ervin Salianji, dëgjohet Alizoti që i kërkon para dhe drejtori i policisë i thotë se do të nisë dikë t’ia çojë paratë.