-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Olsian Çela jep OK për hartën gjyqësore

Kryesoret

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela ka dhënë dakordësinë për hartën e re gjyqësore, që është propozuar nga KLGJ.

Në letrën dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Çela thotë se vlerësojnë frymën e këtij bashkërendimi dhe koordinimi ndërinstitucional në përballje me nevojat për të lehtësuar rritjen e ngarkesës dhe mbështetur veprimtarinë e prokurorëve me numër të reduktuar.

“E vlerësojmë si nevojë emergjente për përmirësimin e funksionalitetit, eficencës dhe efektivitetit në sistemin e prokurorisë”, shkruhet në letër.

Këshilli i Lartë Gjygjësor, propozoi 3 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykata administrative dhe 1 gjykatë apeli për të gjithë vendin.

I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

Ndërkohë sot shënohet dita e 10 e protestës së avokatëve kundër kësaj harte.

Disa ditë më parë, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, i ka bërë thirrje qeverisë të reflektojë, pasi protesta e tyre do të përshkallëzohet.

Ai paralajmëroi se mund t’i bojkotojnë edhe proceset gjyqësore për masat e sigurisë – ashtu siç ndodhi sot.

Ndërsa Avokatët Penalistë nuk kanë vepruar njëjtë si Dhoma e Avokatisë. Do të ishte kreu i saj, Sajmir Vishaj, i cili do të dilte kundër bojkotit.

Harta e re

KLGJ-ja, pasi ngriti një Grup Ndërinstitucional për të kryer vlerësimin e sistemit gjyqësor, miratoi hartën e re gjyqësore, në të cilën parashikohet një reduktim i numrit të gjykatave në vend.

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 12 gjykata nga 22 që ishin më parë.

Ndërsa nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë dhe një Gjykatë Apeli.

Në deklaratën e KLGJ-së shkruhej se, “Harta e re Gjyqësore do t’i shërbejë optimizimit të burimeve njerëzore dhe financiare, rritjes së eficiencës së gjykatave, përmirësimit të shpejtësisë së gjykimit dhe aksesit në drejtësi të qytetarëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit