Një jaht 17 metra i gjatë është mbytur në zonën e Drimadhës në Dhërmi. Mësohet se jahti është në pronësi të Festim Mark Prendi.
Ai ka qenë i ankoruar në spirancë në një distancë rreth 130 metra nga bregu. Sipas policisë kufitare jahti nuk ka pas njerëz brenda , por dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit. Si pasojë jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhës.
Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues.