Tetë shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u përleshën mes tyre në aeroportin e Perugias në pritje të nisjes së avionit për në Tiranë.
Ende nuk dihet shkaku i sherrit që nisi me fjalë dhe përfundoi me grushte, shqelma dhe sende të forta duke e kthyer aeroportin në arenë “lufte”.
Policia ndërhyri duke i ndarë dhe më pas disa i dërgoi në spital dhe të tjerët në burg. Pamjet kanë bërë xhiron e mediave italiane.