-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Xhuvanit, Noka: Papleka, oficeri më i përgatitur në Shqipëri, pati ujdi mes palëve

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, foli edhe për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan para zgjedhjeve parlamentare, për të cilën këtë të hënë u bë e ditur se janë ndaluar 6 policë dhe dy zëvendësdrejtorë në Elbasan.

Noka u shpreh se për këtë ngjarje ka pasur një ujdi mes palëve për të mbyllur çështjen. Ai tha se njërin e mori dheri, ndërsa tjetri të kalbet në burg. Për këtë ngjarje, Arbër Papleka, është në burg si personi që ka qëlluar me armë.

Noka u shpreh se Papleka ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, ndërsa theksoi se ai është një nga oficerët më të përgatitur në vend.

“Ajo është një ngjarje e rëndë. Një njeri sot është në burg. Zoti Papleka, për të cilin ruaj një konsideratë shumë dinjitoze, është oficeri më dinjitoz, më i përgatitur dhe korrekt që ka pasur policia shqiptare. E njoh nga afër. Ai u ndodh në kushte ekstreme të rrezikut të jetës. Ka një implikim të fortë qeveritarë në këtë histori. Ngjarja nuk është zbardhur, është zvarritur. Është lënë thuajse në harresë. U desh që ne të reagojmë disa herë që të hapet kjo histori. Aty u bë një ujdi, njërin e mbuloi dheu, tjetrin ta mbulojë burg. Zoti Papleka ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes. Ka pasur ujdi mes palëve”, u shpreh Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit