“Lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë përpara fillimit të dimrit”.
Kështu është shprehur në mbledhjen e G7-ës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas agjencisë së lajmeve ndërkombëtare “Reuters”, përcjell Albanian Post.
Zelensky tha se kushtet e betejës do ta bënin më të ashpra për trupat e tij, ndërsa ata do të luftonin kundër tyre.
Ai u kërkoi udhëheqësve të G7-ës të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit, tha një burim për “AFP-në”.
Presidenti ukrainas iu drejtua liderëve të G7-ës përmes një video-live në një samit në Kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani.
Ndër të tjera, ai kërkoi ndihmë për rindërtimin, sistemet e mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garancitë e sigurisë.
Mesazhi i tij ishte i qartë: “Intensifikoni sanksionet kundër Rusisë”.