Samiti i NATO-s i kësaj jave në Madrid vjen në një moment kritik në historinë 73-vjeçare të Aleancës EuroAtlantike.
Pushtimi rus i Ukrainës është përshkruar si tronditja më e madhe strategjike për Perëndimin që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.
NATO është aleanca e vetme ushtarake e aftë për të mbrojtur Evropën nga agresioni i mëtejshëm rus, por a ka një strategji?
Në prag të samitit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi një ndryshim thelbësor në parandalimin dhe mbrojtjen e aleancës, duke forcuar mbrojtjen në kufijtë lindorë me më shumë se 300.000 trupa.
Aleanca përballet me sfida të shumta, nga lufta hibride, te destabilizimi i Ballkanit, sulmet kibernetike, dhe çfarë duhet bërë me fuqinë ushtarake në rritje të Kinës.
Shkurtimisht 5 janë sfidat kryesore të samitit të NATO-s:
Shmangia e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë
30 shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë edhe fuqitë bërthamore SHBA, Britani dhe Franca nuk duan të hyjnë në luftë me Rusinë. Sfida më e madhe në muajt e fundit mbetet sesi të ndihmohet Ukraina që të vetëmbrohet përballë sulmit rus.
Samiti i Madridit do të duhet të përcaktojë masën e ndihmës ushtarake që vendet e NATO-s mund të ofrojnë dhe për sa kohë.
Sfida e dytë është ruajtja e unitetit
Nëse Rusia do të kishte sulmuar vetëm Donbasin dhe nuk do të kishte pushtuar të gjithë Ukrainën atëherë ne nuk do të kishim parë një unitet të tillë . Gjashtë raunde të sanksioneve të BE-së po dëmtojnë seriozisht ekonominë e Rusisë dhe Gjermania ka anuluar Nord Stream 2 . Por ka përçarje në aleancën perëndimore se sa duhet të ndëshkohet Rusia dhe sa mund të preken ekonomitë perëndimore.
Siguria në shtetet baltike mbetet një tjetër çështje thelbësore
Vendet e Baltikut kanë potencialin të jenë një pikë e madhe përplasjeje midis NATO-s dhe Rusisë. Estonia, Letonia dhe Lituania ishin dikur – pjesë e Bashkimit Sovjetik. Sot, ata janë kombe të pavarura dhe të gjitha në NATO.
Ka katër grupe luftarake shumëkombëshe të stacionuara në këto tre vende. Britania e Madhe kryeson a në Estoni, SHBA- në Poloni, Gjermania në Lituani dhe Kanadaja në Letoni. Megjithatë, NATO e di shumë mirë se ato janë shumë të vogla për të parandaluar një pushtim n të bashkërenduar nga ushtria e ruse.
Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë që kundërshtohet nga Turqia
Në NATO do të diskutohet edhe nëse do të pranojë më vonë partnerë të rinj sikundër Gjeorgjia apo Moldavia.
Rritja urgjente e shpenzimeve për mbrojtjen
Aktualisht, anëtarët e NATO-s janë të detyruar të shpenzojnë 2% të PBB-së së tyre vjetore për mbrojtje, por jo të gjithë e bëjnë këtë.
Edhe më shqetësuese është se si Rusia ashtu edhe Kina janë përpara Perëndimit në zhvillimin e raketave hipersonike.
Shefat ushtarakë paralajmërojnë se nëse NATO nuk forcon sigurinë e saj tani, atëherë kostoja e agresionit të mëtejshëm rus në të ardhmen do të jetë më e madhe.