Lënda plasëse poshtë gomës së Range Roverit është pikasur fillimisht nga vet drejtoresha e OSHKSH, e cila më pas ka njoftuar policinë.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga shpërthimi i komanduar.
Drejtoresha ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë person dhe se nuk dinte arsyen përse ishte vendosur tritoli në mjetin e saj.
Lënda plasëse është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe mund të bëhet identifikimi i autorit, por deri më tani policia ende nuk ka bërë të mundur identifikimin e tij.