Juristja Enida Kaziu ka pasur një përplasje me me Altin Goxhajn, avokati në krye të tryezës të organizuar nga ish-kryeministri Berisha.
Kaziu u shpreh se Berisha është bashkëfajtor me Ramën për situatën ku ndodhet vendi dhe ajo nuk mbron asnjë parti, por në protestë do të jetë për të drejtat e saj.
Avokati Goxhaj u mundua disa herë që t’ja ndërpriste fjalën.
Enida Kaziu: Jam juriste me profesion, pa parti politike. Unë mbajta goxha shënime, por më mirë po flas pa bllok. Është hera e parë që jam në një konferencë të tillë, kam qenë pjesë e protestave kur e kam ndjerë, kam pasur ftesa për të qenë pjesë e tyre në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, por nuk kam pranuar. Mesa kuptova, gjysma nga ju janë në gjendje të mirë ekonomike, por ndjesë i nderuar doktor Berisha. Unë jam e bindur që ju jeni bashkëfajtor për faktin që Shqipëria ndodhet në këtë situatë. Duhet të ngriheshin struktura që po hanë nga koshat e plehrave….
Altin Goxhaj: Koha….
Enida Kaziu: Të lutem Altin, nuk jam këtu për të fyer njeri
Altin Goxhaj: Por koha..
Enida Kaziu: Unë jam këtu si shoqëri civile, do të ishte shumë mirë të kishim një kritikë nga Opozita, dhe pse unë jam mosha e bijës tuaj. Unë do vij në datën7, por nuk dihet, protesta mund të funksionojë ose jo.
Altin Goxhaj: Koha është….
Enida Kaziu: Të lutem, jam pa parti unë vëlla, kam ardhur si qytetare e lirë, të gjithë folën për protesta. Nuk kam ardhur këtu për sherr
Altin Goxhaj: Ke të drejtën tënde
Enida Kaziu: Të lutem Altin mos më bëj zhurmuesin, ma ka bërë njëherë. Edhe djalli e ka zili qeverinë që është sot, me shumë respekt për të gjithë të pranishmit këtu, nëse e duam Shqipërinë të japim nga xhepat tanë për të ndërtuar struktura për njerëzit që rrezikojnë jetën, jo vetëm fasada.
Altin Goxhaj: S’kemi asnjë problem me mendimin tënde e dashur, dikush ka ardhur nga Elbasani, dikush nga Amerika, dikush nga Elbasani, e kam tek minutazhi.