Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama është thirrur sot nga SPAK, motivi mbetet ende i paqartë.
Si fillim në media qarkulloi njoftimi që Rama po shkon në Prokurori për abuzim me një tender për një kanal vaditës, por për redaksinë e “5pyetjet.al“, ai e mohoi të ishte paraqitur për këtë motiv.
Gjatë hyrjes në SPAK, gazetarja Anila Hoxha ka fiksuar një moment teksa Ramës po i binte një 200 lekësh nga xhepi i pantallonave.
“Ish kryetari i Bashkise se Dibres , ishte aq i emocionuar kur po hynte ne prokurori sa dhe 2 mije lekeshja qe kishte ne xhep deshi te dale nga astari” ka shkruar ajo.