Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga momenti nxjerrjes së trupave nga kamioni në Teksas.
Të bllokuar aty brenda dhe nën tmerrin e nxehtësisë brenda kamionit u gjendën 46 emigrante të vdekur, ndërsa 16 mes të cilëve 4 fëmijë, janë dërguar në spital.
Kamioni u konstatua nga një punëtor lokal i cili kishte dëgjuar një britmë shumë të dobët nga brenda tij dhe menjëherë kishte njoftuar autoritetet.
Kamioni mësohet se ishte i llojit frigoriferik mirëpo për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve ishte kthyer në një “furrë” të nxehtë.
Me ekzaminimet e para u konstatua që temperatura në kamionin frigoriferik kishte arritur 103 gradë celcius.
Sipas zyrtarëve, raportohet se në mesin e të vdekurve nuk ka fëmijë.