-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mblidhet Dhoma e Avokatisë, Haxhia: Diskutuam për hartën gjyqësore

Kryesoret

Dhoma e Avokatisë, është mbledhur për të diskutuar hartën e re gjyqësore.

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia është shprehur se gjatë mbledhjes së Dhomës së Avokatisë kanë diskutuar për vendimin për hartën e re.

“Gjej rastin të shpreh konsideratën për të gjithë kolegët që treguan bashkëpunim. Pa dashur të bëj komplimente, falënderoj median shqiptare që pasqyroi dhe mbështeti problematikën tonë”.

Ndër të tjera shtoi se është rast i rrallë kur interesat e një komuniteti bëhen bashkë me mbarë popullin.

“Komiteti në atë mbledhje ishte i mbledhur vetëm për të konstatuar mbarimin e bojkotit e për të hartuar një plan për të ardhmen. Nuk u la nga kolegët e nuk pranuan që t’u prezantohej programi. Unë kam marrë një tur në të gjitha dhomat dhe kam qenë prezent e kam dëgjuar”.

Disa ditë më parë, Haxhia, i bëri thirrje qeverisë të reflektojë, pasi protesta e avokatëve kundër hartës do të përshkallëzohet.

Ai paralajmëroi se mund t’i bojkotojnë edhe proceset gjyqësore për masat e sigurisë.

Harta e re

KLGJ-ja, pasi ngriti një Grup Ndërinstitucional për të kryer vlerësimin e sistemit gjyqësor, miratoi hartën e re gjyqësore, në të cilën parashikohet një reduktim i numrit të gjykatave në vend.

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 12 gjykata nga 22 që ishin më parë.

Ndërsa nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë dhe një Gjykatë Apeli.

Në deklaratën e KLGJ-së shkruhej se, “Harta e re Gjyqësore do t’i shërbejë optimizimit të burimeve njerëzore dhe financiare, rritjes së eficiencës së gjykatave, përmirësimit të shpejtësisë së gjykimit dhe aksesit në drejtësi të qytetarëve”.

Po ashtu, KLGJ-ja e ka cilësuar hartën si çelësin shumë të rëndësishëm për zgjidhjen e sfidave të sistemit gjyqësor, lidhur me ngarkesën e punës, delegimet, aksesin, koston dhe efektshmërinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit