Hamit Hamitaj, 67-vjeçari nga Fieri është gjendur i pajetë në lagjen “Sheq i Madh”.
Nga konstatimet paraprake policia nuk ka parë shenja dhune.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 17:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi H. H., 67 vjeç, banues në Fier.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.