-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia kërcënon me sulme të reja, Lavrov: Kievi është një vend shumë i rrezikshëm

Kryesoret

Rusia ka shtuar paralajmërimet ndaj Kievit, duke kërcënuar me sulme të reja dhe duke u kërkuar qytetarëve amerikanë të largohen nga kryeqyteti ukrainas. Paralajmërimi erdhi pas një vale sulmesh me dronë dhe raketa ndaj rajonit të Kievit.

Sipas autoriteteve ruse, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku paralajmëroi për “sulme të vazhdueshme” ndaj objektivave ushtarake dhe qendrave të vendimmarrjes në Kiev.

“Kievi është një vend shumë i rrezikshëm tashmë prej vitesh”, deklaroi Rubio gjatë një vizite në Indi, ndërsa Ministria e Jashtme e Ukrainës i cilësoi deklaratat ruse si “shantazh të paturpshëm” dhe përpjekje për të përhapur panik mes diplomatëve dhe organizatave ndërkombëtare në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit