Njoftimi befasuese vijnë nga Italia, sipas të cilave, Dani Alves i është vetofruar skuadrës nga Serie A, Spezia.
Brazilianit i skadoi kontrata me Barcelonën dhe ai u largua nga klubi ku ishte rikthyer dhe tashmë është lojtar i lirë.
Sipas gazetës Secolo XIX, e cila mbulon regjionin Liguria, veterani është duke menduar të rikthehet në Serie A, por te një klub i vogël.
Gazeta raporton se Alves u ka dërguar e-mail drejtorëve të Spezias duke u vetofruar si një transferim i madh i kësaj vere.
Kontrata e tij do të skadojë zyrtarisht nesër (30 qershor) dhe 39-vjeçari do të jetë lojtar i lirë. Megjithatë, klubi italian thuhet ta ketë refuzuar ofertën, duke qenë se nuk ka fonde për t’i mbuluar shpenzimet e tij.