Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka vlerësuar qëndrimin e NATO-s për agresionin rus.
Po ashtu sipas tij, ftesa për bashkimin e Finlandës dhe Suedisë me Aleancën është tejet shpresë dhënëse dhe për Ukrainën.
“Sot në Madrid, NATO dëshmoi se mund të marrë vendime të vështira, por thelbësore. Ne mirëpresim një qëndrim të qartë ndaj Rusisë, si dhe pranimin e Finlandës dhe Suedisë. Një pozicion po aq i fortë dhe aktiv ndaj Ukrainës do të ndihmojë në mbrojtjen e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik,” ka shkruar ai në Twitter