-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha dhe Rama “bojkot” Kuvendit, Salianji: Këtu po ikin njerëzit, këta zihen për lopët

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme u përfshi nga debati dhe akuzat për aktin normativ që PS ka përgatitur për të ndihmuar kompanitë e ndërtimit me qëllim kompensimin e rritjes së çmimeve për materialet e ndërtimit.

PD e kundërshton, pasi e cilëson si “qokë” që Edi Rama po u bën oligarkëve dhe shqiptarët i ka lënë pa asgjë. “Ky është shtet prej pambuku” tha Ervin Salianji.

“50 persona në të gjithë vendin marrin paratë publike. Po marrin lekë nga 30-40 veta dhe të tjerët nuk përballojnë dot as naftën dhe ushqimet” tha më tej ai. Deputeti i PD-së kishte një koment edhe për replikat në distancë mes Edi Ramës dhe Erion Braçes për bujqësinë.

“Këtu kanë ikur 500 mijë njerëz, për këta shqetësim qenka se ka rënë numri i lopëve dhe për fermerët nuk ka asnjë ndihmë” tha ai. Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Kuvend, pasi është në Spanjë për samitin e NATO-s, as kryetari i PD-së Sali Berisha, nuk ka shkuar, por edhe Lulzim Basha.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit