-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nuk ndalet në Francë ndaj Blinken, padia mund të shkojë në SHBA

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se padinë për shpifje ndaj sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken mund ta çojë në SHBA, nëse gjykata franceze merr parasysh disa faktorë.

Në emisionin “Opinion” Berisha deklaroi nuk do të tërhiqet dhe çështjen do ta cojë deri në fund. Ai tha se nuk ka asnjë pengesë që çështjen ta çojë në SHBA, përveçse aty proceset gjyqësore janë shumë të shtrenjta.

“Normalisht janë dy faktorë kundër, siç është imuniteti dhe ekstraterritorialiteti. Pro janë shpifja dënohet atje ku del. Unë do ta ndjek deri në fund dhe nëse gjykata franceze merr parasysh këto fakorë unë do të detyrohem një pati në SHBA. Nuk kam asnjë pengesë. Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta nuk më plotëson qëllimin e padisë. Se një proces në SHBA gjykata e merr, psh ka shpifur Delina Fico, merr dosjen verifikon dhe dënon Delina Ficon. Në një proces tjetër mund të vendosë të detyrojë të ç’dëmtojë DASH. Por nuk është ky procesi im. Procesi im është për shpifje. Këshillime të tjera me specialistë të ligjeve vazhdojnë”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse shpallja e tij “non-grata” e dëmton opozitën e Shqipërisë, por u shpreh se axhenda e tij është liria e qytetarëve.

“Ka shumë njerëz që e kanë mbrojtur në vende më të mëdha, në kontinente. Kryeministri i Indisë, Modi ka qenë në listën e zezë poër akte shumë të rënda dhe u bë kryeministër ndërsa e shihja që darkonte në Shtëpi të Bardhë. Modi i besonte lirisë dhe ligjit. U faktua që ai punoi për vendin e tij. Sot në raportin e fundit, Shqipëria tejkaloi Indinë për kultivimin e kanabisit”, theksoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit