-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama në pushtet me vota të vjedhura! Basha u mor me zgjedhjet e tij

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon pasditen e sotme një takim me gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas, ku foli edhe për keqqeverisjen e Ramës.

Berisha tha se Edi Rama ka vendosur monizmin e plotë ndërsa shtoi se ai është në krye të qeverisë me vota të vjedhura.

Ai përmendi edhe Bashën për të cilin u shpreh se u mor me zgjedhjet dhe karrigen e tij.

“Kemi një qeveri që ka vendosur monizmin e plotë. Rama në votimin për Presidentin me mandate të grabitura, nëpërmjet patronazhistëve, bandave, nëpërmjet blerjes së votës por mbi të gjitha me përdorimin total të institucioneve shtetërore në funksion të fushatës elektorale.

Në zgjedhjet e 25 prillit si kurrë më parë, në fushatë u angazhuan të gjitha isntitucionet dhe potenciali financiar e njerëzor i shtetit, çka e bën fushatën dhe zgjedhjet të pavlefshme.

Kemi të bëjmë me një pushtet që ka dalë nga zgjedhje të dhunuara. Nëse ish-kryetari i PD të nesërmen e zgjedhjeve ose të pasnesërmen do u bënte thirrje demokratëve të mbushin sheshet, ato zgjedhje nuk legjitimoheshin.

Ai u mor me zgjedhjet e tij. Kemi një pushtet të dalë nga vota e dhunuar, pushtet i cili me një parti që akumuloi nga viti në vit, sot ka 100 për qind të pushtetit”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit