Në kuadër të javës çame, në tavolinat e deputetëve këtë të enjte në Kuvend ishin vendosur trëndafila të kuq për viktimat e gjenocidit.
Gjithashtu u mbajt edhe një minutë heshtje nga deputetët në fillim të seancës plenare.
Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, ishte i pari që mori fjalën në seancën plenare dhe kujtoi gjenocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame në Greqi.