Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nga 7 korriku do të fillojë një valë protestash kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Ai u shpreh se nëse do ta shtynë protestën pas mbarimit të verës pakënaqësitë e popullit do të rriteshin dhe se në korrik si pas tij do të ketë vetëm protesta.
Para se të flisja për protestën që kemi në 7 korrik, ne çfarë nuk kemi në avantazh, koha është e ngjeshur dhe e shkurtër sepse kemi humbur shumë kohë në të shkuarën. Duhet të punojmë në shumë plane. Të anëtarësojmë, të ftojmë gra dhe vajza të reja. Të zgjojmë nga apatia të gjithë demokratët, të rikthejmë demokratët nga 90’ deri më sot. Do fuqizojmë forcën tonë politike.
Ne shpallëm datën 7 korrik ditën e protestës kombëtare. E shpallëm këtë datë sepse konstatonim se pakënaqësia është shumë e madhe ndaj kësaj qeverie. Nëse do e shtynim protestën për një kohë optimale, do thellohej dëshpërimi tek njerëzit. Ne e kemi të hapur. Platforma jonë, krahas parlamentit do jetë protesta dhe vetëm protesta. Së dyti, ne protestën e datës 7 korrik e kemi preludin, do bëjmë më të madhen që kemi organizuar. Kemi preludin e sezonit të protestave”, tha Berisha.