Pranimi i Sauedisl dhe Finladës në NATO, duket se nu k e shqetëson Vladimir Putin.
“Suedia dhe Finlanda në NATO “nuk krijojnë të njëjtin problem që do të lindte në rastin e Ukrainës” në Aleancën Atlantike. Ne nuk kemi mosmarrëveshje territoriale me ta. Anëtarësimi i tyre në NATO nuk na shqetëson. Ata janë të lirë të bëjnë çfarë të duan” tha Putin nga Ashgabat.
Më pas ai shtoi se Rusia ka pasur marrëdhënie pozitive me Finlandën dhe Suedinë, por kjo gjë do të ndryshojë.
Megjithaët ai shtoi se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO do të vendoste trupa dhe infrastrukturë ushtarake në Finlandë dhe Suedi pasi ato të bashkohen me aleancën e udhëhequr nga SHBA.