-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhën shishe shampanjë me vlerë 200 mijë € në Itali, arrestohen hajdutët shqiptarë

Kryesoret

Dy shqiptarë të moshës 24 dhe 28 vjeç dyshohet se janë përgjegjës për të paktën tre vjedhje të shisheve të shtrenjta shampanje, pije të tjera dhe para në vlerë totale prej gati 200 mijë euro në Santa Maria Capua Vetere, raportojnë mediat italiane.

Të dy  përfunduan në burg me akuzën e grabitjes së rëndë dhe vjedhjes.

Hetimet që çuan në arrestimin e dy shqiptarëve nisën pas një vjedhjeje të ndodhur natën e 26 qershorit të kaluar në Capodrise, duke dëmtuar biznesin “Sicilian Distributions”.

Hajdutët, mësohet se kanë depërtuar nga një vrimë në murin e biznesit, kanë goditur me shqelma dhe grushta portierin dhe kanë marrë në pronësi shishe shampanjë me vlerë gati 70 mijë euro.

Nga hetimet e kryera nga policët e Komisariatit të Marcianise dhe seksionit të antivjedhjeve të Skuadrës Mobile Caserta, ngjashmëri dolën me dy vjedhje të tjera të ndodhura gjithashtu në muajin qershor në shitjen e pijeve, veçanërisht me një vjedhje të konsumuar në 4 qershor në të njëjtën kompani, kur hajdutët hynë në magazinë pasi kishin detyruar një dritare dhe vodhën shishe shampanjë për 30 mijë euro dhe para për 20 mijë euro. 

Ngjashmëri janë konstatuar edhe me një bastisje të ndodhur më 11 qershor në Portico di Caserta në kompaninë “special drinks”, ku persona të panjohur vodhën shishe shampanjë për 58 mijë euro dhe 6 mijë euro cash.

Dy shqiptarët e dyshuar menjëherë u identifikuan pas kontrollit në banesën e tyre, ku u gjetën rrobat e përdorura gjatë krimit dhe produktet e vjedhura.

Nga analizat e celularëve më pas doli se të dy, gjatë vjedhjeve, ndodheshin pranë firmave të grabitura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit