Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj kërkoi nga politika një qasje të re për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë. Ai kërkoi që prokuroria duhet të reagojë në momentin që sulmohen.
“Ne kemi nevojë për një qasje të re, përgjegjshmëri të re të politikës, shumicës dhe opozitës në raport me SPAK-un.
Ne nuk mund ti përcaktojmë kalendarin SPAK-ut, por nuk mund ta mbysim me lloj çështjes që ata të jenë, të rritet perceptimi negativ për atë që bëjnë.
Ata duhet të reagojnë sa herë që ndaj atyre ka përpjekje për t’i demotivuar, për t’i ndikuar në veprimtarinë e tyre. Duhet të jemi të shqetësuar se ata nuk kanë pasur një zë të fortë publik” tha ai.
Më tej, Xhafaj e vendosi theksin te “përgjegjëshmëria dhe llogaridhënia e tyre, kjo më shqetëson, çfarë janë duke bërë ata?
Ne kemi raste të mediave që sulmojnë gjyqtarë për interesa të tyre dhe një pjese të tyre i jep zë politika” tha ai.