-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj “godet” Berishën: Mbeturinë komuniste

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj në një postim në Facebook ka kujtuar ngjarjet e 2 korrikut të 32 viteve më parë. Për deputetin demokrat ëndrra e shqiptarëve edhe sot nuk është realizuar.

Për këtë arsye, Alibeaj u kërkon shqiptarëve që sot të rrëzojnë “muret e reja” që i referohen qeverisë në mandatin e tretë, por edhe “mbeturinat e mureve të vjetra”, që duket se goditja shkon për Sali Berishën, që u rikthye në krye të PD-së.

“Me 2 korrik 1990 djem dhe vajza kurajozë, thyen barrierën e fundit të diktaturës komuniste. Kështu i dhanë shpresë shqiptarëve se e ardhmja ishte matanë atij muri hermetik. 2 korriku nuk ishte vetëm largimi drejt ëndrrës por ishte dhe goditja më e rëndë që mori regjimi komunist.

Shqiptarët kishin dhe kanë një ëndërr: Shqipërinë si Europa! Një ëndërr që sot, 32 vite pas rënies së atij muri, mbetet e parealizuar plotësisht. Sepse dhe pas 32 vitesh jemi në betejë me të keqen, me atavizmat e së shkuarës që kanë ngritur muret e reja që po i mbajnë shqiptarët ende larg perëndimit.

Ndaj sot, të gjithë sëbashku, duhet të shohim dritën e shpresës dhe të pëpiqemi të rrëzojmë muret e reja. E bashkë me to dhe mbeturinat e mureve të vjetra. Për realizuar ëndrrën e përbashkët të shqiptarëve. Shqipërinë si Europa” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit