Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Meksikë. Kryebashkiaku i qytetit është martuar me një aligator.
Dasma u shoqërua me një ritual të pazakontë.
Ceremonia simbolike u zhvillua në San Pedro Huamelula, një qytet në bregun e Paqësorit të Meksikës.
Kafsha ekzotike ishte veshur me një fustan të bardhë nusërie dhe veshje të tjera shumëngjyrëshe me shumë banorë vendas të pranishëm.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia Reuters.
Turma i kërkonte kryetarit të bashkisë që të puthte nusen e tij në disa momente. Për fat të mirë, për kryebashkiakun, nofullat e kafshës ishin të lidhura.