-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sillnin lopë kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, arrestohet një person

Kryesoret

Policia e Korçës ka arrestuar një 37-vjeçar nga Devolli, dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kontrabandonin bagëti të trasha nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen e tyre.

Sekuestrohen 10 krerë gjedhë të pamatrikulluar dhe mjeti me të cilin transportoheshin.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, pas hetimeve disamujore dhe informacioneve të grumbulluara, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. G., 37 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi D. M., 31 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë në shtetin grek, pasi siguronin gjedhët në Greqi, i kalonin në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe i transportonin në fshatin Vishocicë, Devoll, tek stalla e shtetasit K. G., me mjetin tip “Benz”, në pronësi të tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e shtetasit K. G., u gjetën 10 krerë gjedhë, të pamatrikulluar, të dyshuar të kontrabanduar, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin që shërbente për transportimin e tyre. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit D. M., si edhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit