Shkëndija e një autokombajne është bërë shkaktare për djegien e 6 hektarëve tokë në Dropull.
Për pasojë autokombajna u shkrumbëruar plotësisht.
Ndërkohë forcat e zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje duke eliminuar rrezikun e lartë pasi flakët po i afroheshin një bombole të madhe propani (gaz) që ndodhej në afërsi të një ish punishteje për prodhimin e enëve plastike.