Një makinë tip “Opel” u dogj mesditën e sotme para shtëpisë të policit të Delta Force, Tomor Shehajt.
Shehajt ka deklaruar se e kishte parkuar makinën para banesës, kur ka marrë flakë. Ai ka deklaruar para policisë se makinën e kishte vajza e tij, e cila sapo kishte ardhur nga Tirana.
Policia dyshon se zjarri ka qenë aksidental.