Suida Kuka kishte vetëm 1 muaj që ishte emëruar në krye të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër kur iu bë atentat me tritol.
Polica po heton dy pista atë të një kërcënimi të mundshëm për shkak të babai të saj, biznesmenit Agim Kuka, si dhe për kontrollimin e tregut të medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore në veri të vendit, kjo pasi kontrollimi i tregut të barnave ishte në kompetencë të Kukës.
Ditën e ngjarjes në telefonin e Kukës mbërriti një SMS, e cila e paralajmëronte që të largohej nga qyteti si dhe nga detyra pasi po i rrezikohej jeta. Ky mesazh ka përforcuar akoma dhe më tej dyshimet e policisë se ngjarja lidhet me aspektin profesional të Suida Kukës.