Dhjetëra mijëra banorëve u është thënë të evakuohen nga shtëpitë e tyre në Sidney, pas shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve në qytetin më të madh të Australisë.
“Kjo është një situatë emergjente kërcënuese për jetën”, tha Stephanie Cooke, ministre e shërbimeve të urgjencës në një konferencë për media, raporton BBC.
“Tani jemi duke u përballur me rreziqe në fronte të shumta – përmbytje të shpejta, përmbytje të lumenjve dhe erozioni bregdetar”, shtoi zonja Cooke.
Sipas saj, vetëm në 24 orët e fundit, 83 janë persona janë shpëtuar nga përmbytjet nga shërbimet e urgjencës.
“Fatkeqësisht tregon se njerëzit nuk po i dëgjojnë domosdoshmërisht këshillat që ne vazhdojmë t’i japim disa herë në ditë në lidhje me këtë ngjarje të përmbytjeve”.
“Unë me respekt po u kërkoj njerëzve që të shmangin udhëtimet jo thelbësore në këtë kohë”
Ekspertët thonë se përmbytjet kanë ardhur pasi vendin e ka goditur fenomeni i njohur si “La Nina”.
Në Australi, një “La Nina” rrit gjasat e shiut, cikloneve dhe temperaturave më të ftohta gjatë ditës.