Policia greke ka raportuar disa detaje të reja në lidhje me përplasjen e shqiptarëve të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë.
Sipas saj janë tre shqiptarë të vdekur, të moshave 48, 46 dhe 23 vjeç, në pranga ka përfunduar një femër, 43 vjeç.
Dy oficerët e policisë të cilët mbetën të plagosur janë në spital duke marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, 3 vetura dhe një motoçikletë dhe pesë persona të tjerë po merren në pyetje. Hetimet janë në vazhdim dhe pas përfundimit do të ketë një përditësim.
Mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një shtetas 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një shtetase 43-vjeçare, ka qëlluar me armë në drejtim të një grupi personash duke goditur me makinë edhe njërin prej tyre, 23 vjeç. Më pas 43-vjeçarja ka marre drejtimin e mjetit duke goditur sërish 23-vjeçarin, ndërsa 48 vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë makinën një personi që kalonte aty dhe është nisur drejt zonës së Axarnin.