Gabriel Zhezus ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.
Sulmuesi brazilian ka kaluar zyrtarisht nga Mançeseter Siti te Arsenjali për një shifër rreth 52 milionë euro.
Këtë lajm e kanë bërë me dije vetë “Topçinjtë” e Londrës teksa kanë zbuluar dhe numrin e tij të ri, atë 9.
Më parë 25-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Palmeirasit.
Në sezonin që përfundoi, Gabriel Zhezus në Premier Ligë me Mançester Sitin u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 28 ndeshje duke shënuar 8 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 8 asiste për shokët e skuadrës.