-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kur Kurti këshillon Macron dhe Biden

Kryesoret

Nga Enver Robelli

Modestia dhe realizmi do t’i bënin mirë kryeministrit të Kosovës. Emmanuel Macronit ia sqaron Revolucionin Francez. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i njofton se cilat na qenkan planet e Vlladimir Putinit në Ukrainë. Aq sa ka buxhet Kosova për një vit, shërbimet sekrete amerikane dhe ushtria i harxhojnë për një ditë.

Andaj janë paksa ambicioze këshillat gjeostrategjike nga kryeministri i një vendi të vogël ballkanik me probleme të mëdha ekonomike, me skenë politike të polarizuar, me emigrim të pandalshëm, me sistem të drejtësisë që kryesisht saboton drejtësinë, me politikanë që pasi kanë grabitur vendin bëhen gati të rikthehen në pushtet pa pasur frikë nga ligji.

Kosova nuk është aktor global, ka qenë më 1999, nuk është më. Koncentrimi në zgjidhjen e problemeve praktike e konkrete të qytetarëve do të duhej të ishte prioritet i qeverisë. Verifikimi i punës së shumicës së ministrave do të duhej të gëzonte po ashtu prioritet.

Leksionet për Macronin dhe këshillat për Bidenin i ngjajnë më shumë parullave të para disa viteve për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Me parulla nuk qeveriset.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit