Frikë, panik dhe terror mesditën e sotme në Vlorë nga të shtënat me armë zjarri në plazhin e Radhimës.
Një person qëlloi dhe u largua me shpejtësi. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia e ka të paqartë dinamikën dhe bilancin.
Një turist nga Norvegjia që ndodhej për të pushuar në Vlorë, i pranishëm në vendin e ngjarjes tregoi atë që pa me sy. “Dëgjuam të shtëna dhe një person që u largua.
Jam me familjen. Jam pak i frikësuar. Jam nga Norvegjia dhe ndodhem këtu për të pushuar” tha ai.
Policia ka ngritur disa pika postblloku për të shkuar në gjurmët e autorit.