-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve, Kryemadhi-Veliajt: Shihemi në SPAK, hajde sqaro firmën tënde

Kryesoret

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryetarit të bashkisë së Tiranës për dosjen e inceneratorëve, i cili i tha se “nëse i doni njerëzit, ndani vila me ta. Jepuni vilën tuaj në Lalz”. Kryemadhi u shpreh se Erion Veliaj duhet të sqarojë firmën e tij në koncesionin 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës dhe të mos u bëjë presion gjyqtarëve.

Erion Veliaj të sqarojë firmën e tij për të paguar një koncesion të paligjshëm për 30 vite. Ky oratori i madh që doli sot me urdhër nga Holanda për të folur. Të sqaroj angazhimin 30 vjeçar për të paguar për inceneratorin e Tiranës.

Erion Veliaj ka shumë të drejtë që ligjëron si bilbil i ngrysur, por të sqarojë firmën e tij në një koncesion të paligjshëm që ka ngarkuar sot qytetarët e të gjithë Shqipërisë. Ky janë 128 mln euro investim te inceneratori i Tiranës? A janë këtu? Në mendimin tim jo.

Por SPAK-u është në provë nëse janë investim 128 mln i kompanisë “off shorë” në Holandë. Është detyrë e SPAK-ut, që të zbardhë të gjitha pagesat në “of shorë”. Se këto të Klodian Zotos i kemi zbardhur ne me këto kompani fiktive dhe false.

I them oratorit mjaftist, se nuk ka kohë për presion, por përgjigju. Takohemi në SPAK. Të gjitha akuzat dhe paditë e mia janë në SPAK. Me deklarata dhe fatura të vërteta” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit