Një 60-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është shoqëruar nga policia këtë të martë, pasi ka thyer xhamin e një autobusi në Kamëz.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Në lidhje me një foto të postuar në portale, për një mjet autobus te Kthesa e Kamzës, ju sqarojmë se :
Sot, rreth orës 08:30, është marrë njoftim se te Kthesa e Kamzës, një shtetas, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka thyer xhamin e një autobusi.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë kaluar në vendin e njoftimit (autobus) dhe kanë shoqëruar autorin e dyshuar, shtetasin P. B., 60 vjeç, në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme peocedurale.