Një shqiptar është arrestuar në jug të Italisë pasi iu gjet nga policia 43 kilogramë kokainë në kabinën e kamionit që po drejtonte. Shqiptari u ndalua të shtunën në stacionin e pagesës në autostradën Vipiteno.
Kokaina, me vlerë rreth tre milionë euro, dyshohet se nuk ishte e destinuar për tregun e Tirolit të Jugut.
Drejtuesi i mjetit të rëndë u arrestua dhe u transferua në burgun e Bolzanos. Shqiptari, i cili është rezident në Itali, do të dalë para gjykatës këto ditë, raporton agjencia e lajmeve Ansa.
Mediat italiane shkruajnë se kontrabandisti shqiptar rrezikon të përballet me një dënim nga 9 deri në 30 vjet burg.