Babai i një 25-vjeçari ka denoncuar zhdukjen e djalit të tij në polici.
Mësohet se i riu ka humbur kontaktet me familjen prej 24 orëve.
Policia njofton se shtetasi K. Sh., 62 vjeç, ka kallëzuar më datë 4 Korrik se ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin O. Sh., 25 vjeç, banues në Fier. Punohet për gjetjen e tij.