Tensione te mëdha kanë ndodhur në protestën qe po zhvillohet këtë të mërkurë në Shkup.
Protestuesit filluan me hedhjen e gurëve në drejtim të statujës së Skënderbeut që është vendosur në shesh.
Sipas informatave që vijnë në redaksinë e Klan M thuhet se protestuesit janë ndeshur me qytetarët shqiptarë dhe protestuesit duan të futen drejt Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
Kujtojmë se Nën moton ‘Ultimatum – Jo faleminderit’ përpara Qeverisë , edhe sot ka vazhduar protesta kundër pranimit të ‘propozimit francez’ për heqjen e vetos bullgare dhe fillim të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në.