Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga vizita e tij në Hagë ku ka qenë i shoqëruar me homologun e tij holandez Mark Rutte.
Ai ka treguar se së bashku me Holandën po përgatisnin sesi do të zhvillohet propozimi për komunitetin e ri evropian të propozuar nga Macron. Po ashtu Rama ka shtuar se propozimi i tyre do të paraqitet në tetor në samitin e Pragës.
“Shqipëria bashkë me Hollandën do të përgatisin një propozim të tyren për se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane, ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian.
Kjo është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re europiane, pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.
Do të punojmë me kryeministrin Rutte dhe skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Europën e të gjithë europianëve, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm, ku do të paraqesim edhe propozimin tonë.” është shprehur ai.