-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama s’e lëshon Vuçiçin: Kujdes! Mos i bëni presion

Kryesoret

Në muajt e fundit, kryeministri Edi Rama në cdo intervistë që ka dhënë dhe sa herë është pyetur e ka mbrojtur hapur Presidentin serb Aleksandër Vuçiç nga presioni i Perëndimit për të sanksionuar Rusinë.

E njëjta gjë ndodhi edhe herën e fundit që foli për mediat holandeze, “De Volkskrant” ku deklaroi se Serbia nuk mund të heqë dorë në mënyrë të shpejtë nga varësia e saj ndaj gazit rus.

Sipas Ramës, lufta në Ukrainë mund të prishë lehtësisht stabilitetin dhe madje të çojë në konflikt të hapur edhe në Ballkan nëse nuk do të ketë qetësi, durim dhe kujdes.

“Kini shumë kujdes dhe mos pyesni verbërisht se çfarë nuk mund të japë Serbia.

Serbia nuk mund të heqë qafe shpejt varësinë e saj kryesisht nga gazi rus, por votoi kundër pushtimit të Rusisë tri herë në Kombet e Bashkuara.

Kjo është unike dhe e re, askush nuk e priste këtë. Por Ballkani mbetet një zinxhir i pambrojtur”, theksoi kreu i qeverisë së Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit