Në një kohë kur para kryeministrisë po zhvillohet protesta e Berishës, kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë.
Ai ka shkuar në qytetin e Vlorës ku do të inaugurojë hapjen e Bypass-it të qytetit bregdetar.
Rama ka dalë live në hapjen për qarkullimin e automjeteve të Bypass-it të Vlorës.
By Pass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 28.8 kilometrash dhe mund të përshkruhet brenda 30 minutave duke shmangur trafikun e rënduar me të cilin përballeshin qytetarët duke kaluar përmes Vlorës.
Në çdo 1.5 kilometër të këtij aksi ka një vendpushim panoramik për të shijuar bukurinë e bregdetit të Vlorës. Përfundimi i punimeve në këtë aks, do të plotësohet me rrugën Orikum-Dukat dhe më pas me tunelin e Llogarasë, investime që janë në proces.









