Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë sot një seancë ku pritet që të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë.
Në seancën ku pritet të dënohet gjenocidi serb në Srebrenicë, ish-kreu i PD, Lulzim Basha, u shpreh se sot është koha që ti vendoset emri maskrave të ndodhura në Ballkan.
“Një vit më parë teksa përkujtonim masakrën e Srebrenicës kërkova që vendi ynë të kishte kurajën të dënonte gjenocidin. Sot është koha të gjejmë forcën dhe pavarësinë për t’i vënë emrin masakrave të ndodhura në Ballkan. Anëtarët e këtij kuvendi të sjellin sa më parë miratimin e rezolutës serbe në Kosovë.
Rruga drejt së ardhmes është drejt pranimit të së shkuarës dhe të së vërtetës. Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë e inkurajon drejt rrugës së saj karshi krimeve të së kaluarës. Çdo qëndrim tjetër është një amnisti e fshehtë ndaj së shkuarës”, tha Basha.









